Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet i dyshuari që kanosi policët në Prishtinë, iu gjet pistoletë pranë veturës

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në mbrëmje në Prishtinë ka ndaluar një të dyshuar, pasi kishte kanosur zyrtarët policorë.

Gjatë kontrollit afër veturës së tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, që dyshohet se ishte në pronësi të të dyshuarit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rasti po hetohet nga njësitet relevante, ndërsa policia bëri të ditur se ndaj të dyshuarit do të ndërmerren veprimet ligjore për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”.