Është arrestuar të mërkurën i dyshuari për vjedhjen e stolive të arit dhe parave të gatshme në vlerë mbi 21 mijë euro para rreth dy javësh në Prizren.
Arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur pas dy bastisjeve të Policisë në fshatin Doblibare të Gjakovës dhe në rrugën “William Walker” në Prizren.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sipas deklarimeve të viktimave, nga banesa e tyre janë vjedhur: stoli ari në vlerë rreth 15,000 euro, para të gatshme rreth 3,000 euro, 7–8 çanta krahu femërore me marka të ndryshme në vlerë rreth 3,000 euro, vlera e përgjithshme e dëmit të deklaruar është rreth 21,000 euro. Pas një pune intensive hetimore, më datën 12 nëntor 2025 janë realizuar dy bastisje në lokacione të ndryshme, në fshatin Doblibare (Komuna e Gjakovës) dhe në rrugën ‘William Walker’ në Prizren”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I arrestuari është një 38-vjeçar me inicialet R.Gj. nga Doblibari i Gjakovës.
“Gjatë intervistimit, pas ballafaqimit me prova, i dyshuari ka pranuar kryerjen e veprës penale të ‘Vjedhjes së Rëndë’ më datën 31 tetor 2025”, thuhet në njoftim.
Me aktvendim të prokurorit të çështjes, i dyshuari dërgohet në ndalim për 48 orë.