Një grua është arrestuar të dielën në Ferizaj nën dyshimin se ka kryer veprat penale “shantazh” dhe “sulm”.
Policia ka njoftuar të martën se fillimisht ishte raportuar që gruaja është sulmuar seksualisht nga një person.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas intervistimit të të dyja palëve, thuhet se është dëshmuar se e dyshuara i ka kërkuar personit tjetër para në formë të shantazhit.
Në konsultim me prokurorin është rikualifikuar vepra penale nga “sulmi seksual” në veprat penale “shantazh” dhe “sulm”.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.