Një 47-vjeçar është arrestuar të hënën pasdite në Ferizaj, nën dyshimin se i është gjetur një pushkë automatike AK-47 me shtatë fishekë.
Policia ka njoftuar se i dyshuari A.Q., u arrestua pas një fotografie, ku arma shihej në duart e një familjari të tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më datë 07.07.2025, rreth orës 19:30, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Ferizaj, pas pranimit të një informacioni, ka nisur hetimet ndaj personit A. Q., 47 vjeç, nga fshati Pleshinë e Ferizajt, nën dyshimin për mbajtje të paautorizuar të armës së zjarrit. Në një fotografi të siguruar gjatë hetimeve, arma shihej në duart e një familjari të tij”, thuhet në njoftim.
Pas kontaktit me të dyshuarin dhe ballafaqimit me provat, thuhet se ai ka pranuar se posedon armë zjarri.
“Me këtë rast, në shtëpinë e tij hetuesit dhe forenzika kanë sekuestruar një pushkë automatike AK-47 me 7 fishekë”, është bërë e ditur tutje nga policia.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje e paautorizuar e armëve”.
I dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.