Një 31-vjeçar i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për vjedhje të rëndë në bashkëkryerje, është arrestuar të mërkurën.
Ai u arrestua në fshatin Mollopolc të Shtimes. Ishte i dënuar me një vit burgim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më datë 28 maj 2025, rreth orës 18:30, në fshatin Mollopolc të Shtimes, policia e rajonit të Ferizajt ka lokalizuar dhe arrestuar një person të kërkuar nga gjykata. I arrestuari, A.M. (31 vjeç), ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë në bashkëkryerje’, për të cilën ishte dënuar me një vit burgim”, njoftoi Policia.
Pas përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit.