Kronikë

Arrestohet 26-vjeçari i dënuar, keqpërdori seksualisht një të mitur

Arrestim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ishte në kërkim për veprën “keqpërdorim seksual i personave nën moshën 15 vjeç”.

Sipas njoftimit, E.M. 26-vjeçar ishte dënuar me tre vjet burgim për veprën e lartcekur dhe pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit sipas vendimit gjyqësor.

Arrestimi i personit të kërkuar është bërë gjatë ditës së diele.