Kronikë

Arrestohet 24-vjeçarja për keqpërdorim të kartelave bankare në Prishtinë

arrest

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për disa raste të keqpërdorimit të kartelave bankare në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, pas një pune hetimore dhe operacionale, Njësiti i Hetimeve ka identifikuar dhe arrestuar A.G., 24 vjeçe, ndaj së cilës, në koordinim me prokurorin, është iniciuar rast për veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

Policia bëri të ditur se mbetet e përkushtuar në luftimin e veprimtarive kriminale dhe ftoi qytetarët të jenë të kujdesshëm me mbrojtjen e të dhënave personale dhe bankare.