Kronikë

Arrestohen tre të dyshuar për narkotikë, njërit i gjenden mbi 4 kg kokainë

Policia /ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar për trafikim me lëndë narkotike. 

Njëri person u arrestua në Prizren dhe Policia kontrolli banesat e tij ku gjeti sasi të kokainës. 

“Gjatë kontrollimit në njërën banesë janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim: substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit kokainë, me peshe 4 kg e 440 gr., dy peshore, 260 euro dhe dëshmi tjera relevante për rastin”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Kurse, në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit janë arrestuar dy të tjerë të dyshuar si dhe u janë konfiskuar dy vetura. 

“Ndaj të dyshuarave është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’”, njoftoi Policia.

Tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.