Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuar në Leposaviq në orët e hershme të së shtunës, pasi ishin hasur duke shkruar grafite në objekte të ndryshme.
Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve u gjetën dhe u sekuestruan katër sprejë dhe një maskë. Të dyshuarit u liruan në procedurë të rregullt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“PRISHJE E RENDIT DHE QETËSISË PUBLIKE / Rr. 24 Nëntori, Leposaviq / 04.01.2025 - 02:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, janë hasur duke shkruar grafite të ndryshme në një objekt. Gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar katër sprejë dhe një maskë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.