H.S. dhe E.S., përkatësisht pronar/e dhe përgjegjësi i një autoshkolle me seli në Kaçanik dhe degën e saj në Han të Elezit, janë arrestuar të mërkurën nga Policia e Kosovës pas dyshimeve për ryshfet dhe falsifikim të dokumenteve.
Sipas njoftimit të Policisë, H.S. dhe E.S. dyshohet se kanë marrë ryshfet në shuma të ndryshme parash nga kandidatët, për t’ua mundësuar marrjen e patentë shoferit për kategorinë “B” dhe kategorinë “C” pa iu nënshtruar testeve/kritereve përkatëse, “përfshirë edhe sigurimin e certifikatës mjekësore, pa iu nënshtruar kontrolleve të rregullta mjekësore si dhe plotësimin e vërtetimit që kandidati kinse është aftësuar në pjesën teorike dhe praktike”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVeprat penale që ngarkohen mbi të dyshuarit janë “Pranimi i Ryshfetit në Sektorin Privat” dhe “Falsifikimi i Dokumenteve”.
Në bazë të një urdhërese nga Gjykata Themelore në Ferizaj janë bastisur dy zyra (njëra në Kaçanik e tjetra në Han të Elezit) ku janë siguruar dhe sekuestruar disa dëshmi që ndërlidhen me rastin.
Janë sekuestruar dy telefona, pesë regjistratorë, shtatë fletore regjistrimi, 64 dosje origjinale të kandidatëve dhe 21 certifikata mjekësore të shoferëve që janë të gatshëm për punë.