Kronikë

Arrestohen për vjedhje dy persona në Prishtinë

Arrestim

FOTO: Ilustrim

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona për vjedhje në Prishtinë të hënën.

Rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme në periudhën kohore prill-qershor të 2024-s, e të arrestuarit janë A.C., 21-vjeçar dhe A.C., 19-vjeçar.

Pas arrestimit, të dyshuari janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme në intervalin kohor prill – qershor 2024. Puna e hetuesve të stacionit policor qendra,  është finalizuar sot, me ç’ rast kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë personat e dyshuar: - A. C , mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe A. C , mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Policisë.