Një zyrtar policor që ishte jashtë detyrës dhe një qytetar janë arrestuar pas një rrahje që është raportuar në një lokal në Ranillug në orët e para të së shtunës, ka njoftuar Inspektorati Policor (IPK).
Bazuar në hetimet fillestare, sipas IPK-së, dyshohet se pas një mosmarrëveshje zyrtari policor dhe qytetari janë rrahur mes vete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dy kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Që të dy të përfshirët në këtë incident janë arrestuar dhe të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore.
Gjithashtu, IPK-ja ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor.