Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar për 48 orë personat me inicialet S.B., R.M., H.N. dhe B.G., të cilët janë të angazhuar si punëtorë-instruktorë të poligonit “Dreni” në Prizren.
Këta të katër dyshohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, si dhe veprën penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit të Prokurorisë, dyshohet se këto veprime janë kryer në vazhdimësi që ndërlidhen me rastin që është në hetim ndaj zyrtarëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).
Arrestimi i tyre ka ndodhur pas hulumtimit të zhvilluar nga “Betimit për Drejtësi” me titull “Procesi i kontaminuar i lejeve për armë- Dyshime për korrupsion dhe neglizhencë”, si dhe hetimeve që po zhvillonte Prokuroria Themelore në Prishtinë së bashku me Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës.
Në mesin e personave të arrestuar është dhe një zyrtar policor.
I njëjti bashkë me dy të tjerë janë arrestuar me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentit zyrtar”, ndërsa personi i katërt është arrestuar me dyshimet për kryerjen e veprës penale “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.