Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy vajza, rrahën tri të tjera në diskotekë e më pas goditën me veturë policen

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Tri vajza kanë raportuar se janë sulmuar nga dy të tjera në një diskotekë në Prishtinë të premten. 

Të dyshuarat kanë goditur policen derisa po tentonin të iknin. Megjithatë ato janë arrestuar. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një prej të dyshuarave është e mitur.

“Tri viktima femra kosovare, kanë raportuar se derisa kanë qenë në diskotekë janë sulmuar fizikisht nga dy femra kosovare. Të dyshuarat duke tentuar t’i shmangen arrestimit me veturën e tyre kanë goditur zyrtaren policore, të njëjta janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëra prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuar tjetër – e mitur është liruar”, thuhet në raportin e PK-së.