Dy persona janë arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se janë përfshirë në të paktën 15 raste të vjedhjeve.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit janë një 56-vjeçar dhe një 51-vjeçar.
“Hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me së paku 15 raste të vjedhjeve, ku dyshohet se personat e arrestuar janë të përfshirë”, thuhet në njoftimin policor.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.