Policia e Shqipërisë ka identifikuar dhe arrestuar dy persona që dyshohen se ndihmuan një tjetër për ta fshehur trupin e pajetë të E.N. – recepsionist i një hoteli - pasi e kishte vrarë.
Nga informacionet e Policisë deri tash dihet se si i dyshuar për vrasjen në Dhërmi është personi me inicialet G.SH., bashkëpronar i hotelit, dhe se më pas është ndihmuar për ta fshehur trupin nga dy punonjës të hotelit të tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga këqyrja e banesës ku qëndronte shtetasi G. Sh., në një kasafortë në dhomën e gjumit, shërbimet e Policisë gjetën 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim”, ka thënë Policia.
G.Sh. dyshohet për veprat “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e dy të tjerët për veprën penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim.