Dy persona janë arrestuar në Leposaviq për kalim ilegal të kufirit nga Serbia në Kosovë.
Një prej tyre është shtetas i Serbisë, e tjetri kosovar.
Njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa për tjetrin të dyshuar prokuroi ka vendosur të vazhdojë në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar, njëri kosovar e tjetri shtetas i Serbisë, pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.