Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për grabitjen në Suharekë, ku u plagos një polic dhe një tjetër mbeti i lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN, prokurorja e rastit, Ervehe Gashi. Ajo ka thënë se të arrestuarit janë duke u intervistuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Janë arrestuar dy personat që dyshohet të kenë pasur lidhje me grabitjen në komunën e Suharekës. Të njëjtit janë duke u intervistuar. Më pas do të shohim se si do të veprohet tutje”, ka thënë ajo.
Më 22 nëntor, në qendër të Suharekës, disa të dyshuar shtinë me armë në drejtim të Policisë pasi kryen grabitjen në një argjendari. Nga Prokuroria i kanë thënë KOHËS se dyshohet për vjedhje në vlerë deri 250 mijë euro.