Policia e Kosovës i ka arrestuar dy të dyshuar lidhur me vrasjen e S.S. që kishte ndodhur më 26 mars të këtij viti në fshatin Dumnicë të Podujevës.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën vrasje, që ka ndodhë me datën 26.03.2023, në fshatin Dumnicë të Podujevës. Personat e dyshuar: - B.S, mashkull 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe - I.S, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme para se rasti të procedohet tutje", ka thënë Ahmeti.