Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pas një rasti të dhunës në familje dhe sulmit fizik ndaj disa viktimave në Fushë-Kosovë
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rreth orës 18:30 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Pas kësaj, i njëjti së bashku me një tjetër të dyshuar kanë sulmuar edhe dy persona të tjerë – një grua dhe një mashkull – të cilët kishin shkuar për t’i ndihmuar viktimës së dhunës në familje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë gjitha viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.