Kronikë

Arrestohen dy persona në Ferizaj për dëmtim të pyjeve

Policia e Kosovës në Ferizaj, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se gjatë mbrëmjes të së martës në fshatin Pleshinë e Epërme të Ferizajt kanë hasur në dy persona të cilët po bartnin dru me traktor.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e Policisë dhe pas intervistimit janë liruar me procedurë të rregullt.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar së zbatuari planin operativ ,”Mbrojtja e pyjeve 2021”,lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportit ilegal të drunjtëve . Në kuadër të këtij aksioni, policia mbrëmë në fshatin Pleshinë e Epërme të Ferizajt, ka hasur në dy persona të dyshuar, me dy traktor të ngarkuar me drunjtë. Të njëjtit, policia i ka shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të PTH-Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatë.

Policia nga data 26 prill deri më 18 maj të 2021-s, ka realizuar edhe një varg aktivitetesh të tjera të kësaj fushe, duke konfiskuar sasi të konsiderueshme të druve. “Pika kontrolli – 363. Persona të legjitimuar – 193. Mjete të kontrolluara të transportit të drunjtëve – 76. Raste penale të iniciuara -5. Persona të arrestuar -3. Mjete të sekuestruara për transportin e drunjtëve – 6”, thuhet më tej në komunikatë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve dhe transportit ilegal të drunjtëve”, thuhet më tej në komunikatë.