Dy ish-pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar në Zubin-Potok.
Njëri prej tyre është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Në shtëpinë e tij janë gjetur pjesë të uniformës policore dhe një armë me leje të skaduar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (ish pjesëtar i Policisë së Kosovës) pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe konfiskuar disa pjesë të uniformes së Policisë së Kosovës, si dhe një armë gjuetie me leje të skaduar me 50 copë fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Ndërsa, ish-pjesëtari i dytë i PK-së është arrestuar për përvetësim në detyrë. Atij i është gjetur po ashtu uniformë, si dhe dokumente.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (ish pjesëtar i Policisë Kosovës) pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e ti janë gjetur dhe konfiskuar: Një uniformë e, një folder me dokumente dhe një shtëpizë e kompjuterit", njoftoi Policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt