Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen dy 16-vjeçarë për vjedhje në Ferizaj

arrestohen

Foto: Ilustrim

Policia ka arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë për disa raste të vjedhjeve në Ferizaj, pasi më 31 mars arrestoi tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Dremjak të Ferizajt. 

Tre të arrestuarit janë 24 vjeç, 20 dhe 16 vjeç. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, Policia pati njoftuar se edhe disa persona të tjerë ishin në kërkim policor për vjedhje. 

Më 1 prill, Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Ferizaj ka kryer katër bastisje në fshatin Talinoc i Muhaxherëve. Gjatë bastisjeve janë sekuestruar përkohësisht disa stoli ari, të cilat pritet të krahasohen me rastet e raportuara të vjedhjeve në Ferizaj, njoftoi PK. 

Pas bastisjeve janë arrestuar dy të miturit, 16-vjeçarë.

Me vendim të prokurorit të shtetit për të mitur, të dyshuarit janë ndaluar për 24 orë.

“Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjeve të kryera nga ky grup në Ferizaj”, thuhet në njoftim.