Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë të mitur në Mitrovicë të Veriut, të cilët dyshohen për vendosje të sitkerave me përmbajtje nacionaliste.
Rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” dhe ka ndodhur në orët e para të së dielës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjëri prej të dyshuarve thuhet se është kapur në flagrancë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke vendosur stikera me përmbajtje nacionaliste. Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur 83 stikera. Lidhur me rastin janë arrestuar edhe katër të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur të cilëve u janë kontrolluar shtëpitë dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që ndërlidhen me rastin”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit thuhet se janë liruar dhe rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.