Katër persona janë arrestuar në Vlorë të enjten nën dyshimin se për dy javë kanë mbajtur peng një shtetas të Kosovës dhe i kërkuan atij 70 mijë euro, transmeton “Top Channel”.
Policia e Vlorës ka njoftuar se të dyshuarit janë nga fshatrat e Lumit të Vlorës. Viktima dyshohet se për dy javë ishte mbajtur peng dhe ndaj tij ishte ushtruar dhunë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ishte mbajtur peng në një banesë në afërsi të Rrugës së Re.
Motra e shtetasit të Kosovës, që jeton në Suedi, ka njoftuar policinë, e cila ka reaguar duke gjetur banesën dhe duke shoqëruar në stacion katër të dyshuarit.