Armë e municion janë gjetur të enjten në kulmin e një ndërtese në veri të Mitrovicës, ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Më datën 21.11.2024, pas pranimit të një informate mbi dyshimet për armë dhe municion, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në rrugën Kralj Petri në Mitrovicë Veri. Gjatë kontrollimit nën një kulm të një ndërtese janë gjetur armë, municion dhe pajisje të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë konfiskuar sipas Policisë janë një AK-47, pesë karikatorë me municion të AK 47, 136 fishekë të AK- 47, një çantë krahu, dy radio-lidhje të dorës, një radio lidhje për veturë, dy mbushës radiolidhjesh dhe një tytë shtesë e AK-47.
Sipas Policisë deri në këtë fazë të hetimeve janë kryer disa intervistime të personave në këtë ndërtesë ku të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.