Një alarm për praninë e një lënde të dyshuar shpërthyese ka aktivizuar këtë paradite forcat e policisë në zonën e Rrugës së Elbasanit në Tiranë, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Megjithatë, alarmi për bombë ka rezultuar i rremë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMenjëherë pas sinjalizimit, në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë verifikuar se bëhej fjalë për një kovë plastike me fasule, të lënë në rrugë, e cila nuk përbënte asnjë rrezik për sigurinë publike.
Efektivët e Policisë së Shtetit kishin rrethuar perimetrin dhe bllokuar qarkullimin e automjeteve në segmentin ku ishte sinjalizuar objekti i dyshimtë./ Euronews