Policia e Kosovës nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë në shkollën në Bresje të Fushë-Kosovës.
Paraditen e së mërkurës, policia pranoi një informatë që ndërlidhej me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Komunës së Fushë-Kosovës. Megjithatë, pas kontrollit të hapësirës nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Jemi në koordinim me prokurorinë për veprimet e mëtejme”, ka thënë zëdhënësja Ahmeti në përgjigjen e saj.
Alarm për bombë në një shkollë në Fushë-Kosovë
Një informatë që ndërlidhet me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë-Kosovës, është pranuar nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e këtij institucioni në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Sipas saj, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të menaxhuar situatën.
“Rreth orës 14:30 është pranuar një informatë për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në një shkollë në Bresje të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë ajo.