Kronikë

Aktakuzë për kanosje ndaj një burri në Shtërpcë

aktakuze

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur aktakuzë me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.F., nga komuna e Shtërpcës, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Kanosja” sipas  Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 15 tetor 2025, rreth orës 17:20, në fshatin Biti e Epërme, komuna Shtërpcë, i pandehuri me dashje, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, ka kanosur seriozisht me fjalë se do ta privojë nga jeta të dëmtuarin I.S.”, thuhet në njoftim. 

Sipas aktakuzës pas një mosmarrëveshje rreth rrugës pranë shtëpisë së të dëmtuarit dhe përderisa ishte duke lëvizur me automjetin e tij, i dyshuari ka hyrë brenda pronës së të dëmtuarit dhe duke bërtitur e kanos me fjalët se “Ti po lypshe me të myt, o të mys apo don me dit”. 

“Si pasojë e këtyre fjalëve dhe veprimeve tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe pasiguri, me të cilën ka kryer veprën penale ‘Kanosja’, nga neni 181 paragrafi 2 të KPRK-së”, thuhet njoftim.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet dhe të dënohet sipas ligjit.