Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për detyrim dhe një tjetri për fajde e armëmbajtje pa leje.
Sipas Prokurorisë, i pandehuri P.T. dhe A.G. akuzohen se gjatë viteve 2022-2023, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, kanë detyruar viktimën B.P, që të ndërmarrë veprime në dëm të pasurisë së tij.
“Sipas aktakuzës, P.T., e kishte autorizuar viktimën për shitjen e një lokali në pronësi të tij, duke e mashtruar se i ishte bllokuar llogaria bankare. Viktima kishte lidhur kontratë për shitjen e lokalit me A.G., në vlerë prej 150 mijë eurosh. A.G., me arsyetimin se nuk është realizuar kontrata, përmes kanosjes e ka detyruar viktimën të paguajë shuma të mëdha parash”, njoftoi Prokuroria.
Ndërsa, M.A., e kishte detyruar B.P të paguaj tri herë më shumë sesa shumën e borxhit, të cilin viktima ishte detyruar ta merrte për shkak të gjendjes së rënduar financiare.
Viktima është dëmtuar në shumën mbi 100.000 mijë euro.