Kronikë

Aktakuzë ndaj zyrtares së Komunës së Prizrenit për lëshim të lejes ndërtimore

Arrestim

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren njoftoi se është ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës Sh.O.K, për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare.

Sipas njoftimit, e pandehura, në postin e zyrtares së lartë për Planifikim të Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, ka tejkaluar kompetencat lidhur me dhënien e lejes ndërtimore për projektin e banimit kolektiv.

Prokuroria njoftoi të mërkurën se ajo i ka shkaktuar dëm personit E.S., në mënyrë që investuesit M.B-B, me pronar M.R., i lejon ndryshimin e projektit për të cilin i është dhënë leja.

Po ashtu u tha se është konstatuar se e pandehura ka vepruar në kundërshtim me lejen ndërtimore, kushtet ndërtimore dhe normativën ligjore.

“Ashtu që, sipërfaqja e zgjeruar është 15.96% dhe përfitimet e investitorit nga sipërfaqja shtesë janë orientimisht 154.220 euro në total. Me këto veprime, e njëjta ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ sipas KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.