Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë ndaj tre personave në rastin e mashtrimit me kriptovaluta

aktakuze

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.L., R.J. dhe V.N., për mashtrim me kriptovaluta. 

Sipas aktakuzës, të pandehurit më 17 Prill në Ferizaj me dashje dhe në bashkëveprim me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, duke paraqitur rrejshëm fakte dhe duke përdorur emra të rreme, i kanë vënë në lajthim të dëmtuarit E.F., A.F., dhe Rr.K, , duke u paraqitur se posedojnë kriptovaluta të llojit USDT, dhe se do t’ua transferonin përmes portofolit digjital “wallet”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në aktakuzë thuhet tutje se të pandehurit siguruan një lokal me qira dhe caktuan takim me të dëmtuarit, dhe në lokal arritën t’ua marrin 12 mijë euro.

“...të cilat të holla sipas planit paraprak, i fusin në një çantë me ngjyrë të gjelbert, i vendosin në një dollap brenda lokalit, në të cilin paraprakisht kishin hapur një vrimë nga pjesa e pasme, përmes së cilës i marrin të hollat pa dijeninë e të dëmtuarve, dhe më pas largohen në drejtim të panjohur, me ç’rast pas veprimeve operative të Njësisë së Hetimeve, është zbuluar se të pandehurit, duke vepruar sipas skemës identike të përdorur më parë në Ferizaj, dhe në koordinim me njërin – tjetrin, përsëri kanë organizuar realizimin e një tranksasioni fiktiv të kriptovalutave në rrugën ‘Ismail Reka’ në Kaçanik, duke siguruar lokal me qera dhe duke caktuar takim me personat e interesuar – dëmtuarit, pasi që iu ofrojnë se janë të interesuar për transfer USDT në vlerë prej 50,000.00 Euro, andaj me këto veprime të njëjtit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Mashtrimi nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, thuhet në aktakuzë.  

Po ashtu, të pandehurit A.L., dhe R.J., më 18 Gusht 2024 në Ferizaj, ishin paraqitur se posedonin kriptovaluta të lolojit USDT dhe i kishin thënë të dëmtuarit G.A. se do t’ia transferonin përmes portofolit digjital. Më pas, të tre pasi takohen në rrugë, të pandehurit ia marrin 2,000 euro të dëmtuarit dhe largohen me vrap në drejtim të panjohur, duke kryer edhe një herë veprën penale “mashtrimi”.