Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit S.Z..
Sipas njoftimit të Prokurorisë ai akuzohet se ka kryer veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga paragrafi i parë i nenit 141 të kodit Penal të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë njoftimin e prokurorisë thuhet se sipas aktakuzës i pandehuri S.Z. ka nxitur, përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare “në atë mënyrë që përmes rrjetit social Tik-Tok ka fyer, ofenduar dhe përhapur urrejtje ndëretnike”.