Kronikë

Aktakuzë ndaj personit që e theri një të mitur në Ferizaj

Thike

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka ngritur aktakuzë E.S. pasi pati tentuar ta vriste një person në Ferizaj. 

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 24 tetor rreth orës 19:55, te  Stacioni i autobusëve në Ferizaj,  pas një mosmarrëveshje të mëhershme me dashje ka tentuar që ta vrasë një të mitur. 

Prokuroria ka njoftuar tutje se fillimisht i pandehuri e kishte ofenduar me fjalë banale viktimën, e më pas e godet  dy herë radhazi me thikë në pjesën e gjoksit dhe krahut, e më pas i është nënshtruar trajtimit në QKUK - Klinika e Kirurgjisë Torokale.

“Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurin e lartëcekur ta shpall fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet dhe të njëjtit t’i shqiptoj sanksion penal sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.