Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë ndaj një hetueseje policore, keqpërdori të dhënat e Policisë duke i bërë favor një mikut

Foto: Koha / Ilustrim

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj një hetueseje policore, F.B. për veprën penale “keqpërdorim i informatës zyrtare”.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se e pandehura ka hyrë në Sistemin Informativ të Policisë për të siguruar të dhënat personale dhe të kaluarën kriminale të F.M. të cilat ia ka dërguar mikut të saj me inicialet A.P. i cili pastaj i ka publikuar në emision televiziv më 20 dhjetor të vitit të kaluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas zhvillimit të hetimeve dhe ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme procedurale ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura F.B. në cilësinë e personit zyrtar – Hetuese Policore në ekipin për Hetimin e Personave të Zhdukur, duke keqpërdorur informatën zyrtarë, në të cilën ka pasur qasje si rezultat i detyrës zyrtare, ashtu që me kërkesën privatë të mikut të saj A.P., e me qëllim që ky i fundit të përfitoj përparësi që nuk i takojnë, e pandehura përmes llogarisë zyrtare është kyçur në Sistemin Informativ të Policisë së Kosovës (SIPK) ku ka siguruar të dhënat personale dhe të kaluarën kriminale të dëmtuarit F.M., të cilat të dhëna përmes rrjetit social ‘WhattsApp’ ia ka dërguar personit A.P., i cili me qëllim të diskreditimit të dëmtuarit i ka publikuar në emisionin televiziv të datës 20.12.2025”, thuhet në komunikatë.