Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër F.R., dhe J.M., nga Ferizaj, për vrasjen në oborrin e një salle dasmash në Bibajt të Ferizajt vitin e kaluar.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se F.R., më 16 gusht 2024 në parkingun e restorantit “Fron Palace” në Bibaj gjatë një ceremonie martesore, me dashje dhe paramendim kreu vrasjen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë aktakuzë thuhet më tej se vrasja u bë “me qëllim hakmarrjeje për motive të pretenduara familjare të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht”. Në vendngjarje të pranishëm ishin dhjetëra persona të tjerë, përfshirë të mitur, kur i pandehuri me armën zyrtare të policisë shtiu me breshëri plumbash drejt viktimës S.S.
Kurse, i pandehuri J.M. e kishte ndihmuar atë ta kryejë vrasjen, ku me një sqepar ka mbrojtur perimetrin e sulmit dhe ka parandaluar çdo ndërhyrje.