Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave, për disa vepra penale. Sipas njoftimit, bëhet fjalë për dhënien e certifikatës së aftësisë për përdorim të armës së zjarrit, pa iu nënshtruar fare trajnimit e as provimeve teorike dhe praktike.
Sipas aktakuzës, F.G. dhe M.G. kanë pranuar ryshfet dhe dyshohen për veprën “pranim të ryshfetit në sektorin privat”. S.B., R.M., dhe H.N., akuzohen për falsifikim të dokumentit e B.H., S.B., dhe B.G., akuzohen për keqpërdorim të detyrës dhe raste të posaçme të falsifikimit të dokumentit.
F.G. dyshohet se si menaxher i poligonit “R...” ka keqpërdorur detyrën duke marrë 600 euro me qëllim që t’ia sigurojë një kandidati certifikatën për aftësim në përdorimin e armëve të zjarrit, pa hyrë në trajnime e provime teorike dhe praktike.
Ndërsa F.G., akuzohet se i ka ndihmuar të pandehurit F.G. për këtë proces.
Të pandehurit S.B., R.M., H.N., në cilësinë e instruktoreve/ ligjëruesve në Poligonin “D….”, në Prizren, akuzohen se kanë shënuar të dhëna të rreme, duke nënshkruar certifikatat për persona që s’kanë hyrë fare në trajnime dhe testime.
Ndërsa e pandehura, B.G., si administratore e poligonit “D....” ka plotësuar kërkesën për provim profesional me të dhënat e kandidatit dhe më pas e ka nënshkruar në emër të tij, pa qenë ai fare i pranishëm.
-
Aksion i Prokurorisë në Prishtinë, katër të arrestuar nën dyshime për keqpërdorim detyre dhe ryshfet
-
Aktakuzë ndaj një oficeri të Qendrës Korrektuese të Dubravës për marrje ryshfeti
-
Aktakuzë ndaj inspektorëve të ATK-së në Gjakovë, dyshohen për marrje ryshfeti
-
Aktakuzë ndaj 12 zyrtarëve për dallavere me patentë shoferë në Pejë
-
Tre zyrtarë policorë mes gjashtë të arrestuarve për keqpërdorim detyre e ryshfet