Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër tetë të pandehurve, prej të cilëve pesë persona fizikë dhe tri biznese, për veprat penale “falsifikimi i dokumenteve” dhe “shpëlarje e parave”.
Në njoftimin e organit të akuzës thuhet se aktakuzës së ngritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i kanë paraprirë hetime disavjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPersonat fizikë të përfshirë në aktakuzë kanë inicialet E. M., K. A., E. LL., K. LL. dhe I. L. Dhe disa nga ta janë shtetas të Shqipërisë.
Sipas burimeve të KOHËS, personat juridikë ushtrojnë veprimtari biznesore në sektorin e shëndetësisë, kurse ata fizikë kanë lidhje edhe me disa nga mediat.