Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për 13 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit, të pandehurit me inicialet H.H., B.H., H.Z., Sh.S., S.K.,B.L., R.K., K.B., G.Gj., D.R., O.B., B.K dhe H.B., akuzohen për “import, eksport, furnizim, transport, prodhim, këmbim, ndërmjetësim e shitje të paautorizuar të armëve apo materialeve plasëse”.
E disa prej tyre akuzohen për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.