Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona të dielën në Fushë-Kosovë, me dyshimin se kanë kryer vjedhje të rënda në rajonin e Prishtinës gjatë muajve të fundit.
Të paktën dhjetë vjedhje janë kryer kryesisht në markete, ku dyshohet se të përfshirë janë gjithsej katër persona të dyshuar. Të arrestuarit janë E.O., 45-vjeçar dhe M.M., 32-vjeçar. Operacioni policor është mbështetur nga Njësiti për reagim të shpejtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAtyre iu janë sekuestruar gjësende që dyshohet se janë vjedhur dhe katër vetura që mund të jenë shfrytëzuar për kryerjen e veprave.
Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar vepra penale “vjedhje të rënda”.
Në kërkim nga autoritetet policore janë dy persona të tjerë.