Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Prizren, gjegjësisht në fshatin Bishtazhin.
Policia e Kosovës njoftoi për KOHËN se pesë automjete janë përfshirë në aksident, derisa të lënduarit janë liruar për në shtëpi pas marrjes së trajtimit mjekësor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti po trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.
“Rreth orës 15:20, në fshatin Bishtazhin (rruga Gjakovë-Prizren), ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë pesë automjete. Përveç dëmeve materiale, tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Pas marrjes së trajtimit të nevojshëm, ata janë liruar për në shtëpi. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, thuhet në njoftimin policor.