Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksidentohen dy motoçiklistë, vdiq njëri

Shiriti-Policia

Foto: Ilustrim

Një motoçiklist ka vdekur në një aksident ku i përfshirë ka qenë ai dhe motoçiklist tjetër. 

Rasti ka ndodhur në fshatin Livoq të Gjilanit të premten. 

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion. 

“Në rrugën e lartcekur, ka ndodhur aksident trafiku me fatalitet, në të cilin kanë qenë të përfshirë dy motoçikleta me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar njëri nga drejtuesit, ndërsa dy meshkuj kosovarë, janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit,  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.