Ka vdekur edhe personi i tretë nga tetë të lënduarit e aksidentit të djeshëm në rrugën Prishtinë-Podujevë, në fshatin Lupç. Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj ka konfirmuar lajmin për KOHËN.
“Prokurorja e rastit është informuar se edhe personi i tretë ka vdekur diku pas orës 00:00. Të tre viktimat janë të gjinisë mashkullore. Me urdhër të prokurores, viktimat janë dërguar për obduksion”, ka thënë Ulaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dielën, tri vetura janë përfshirë në një aksident rrugor, duke lënë të lënduar nëntë persona e tashmë tre të vdekur.