Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në mëngjesin e së martës në Veternik.
Rasti ka ndodhur rreth orës 07:15.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 07:15 kemi pranuar informatën se në Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona”, ka thënë ajo.
Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.