Dy persona kanë vdekur në një aksident trafiku në Suharekë të dielën, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Faton Aliu, i tha KOHËS se në aksident janë përfshirë një veturë e një motoçikletë, e viktimat ishin në motoçikletë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:40 në fshatin Shirokë të Suharekës. Janë dy viktima që kanë qenë në motoçikletë. Të gjitha njësitet janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë shkurtimisht Aliu.
Në vendngjarja ka dalë edhe prokurori i rastit.