Një aksident komunikacioni ka ndodhur në mëngjesin e të hënës në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ndërsa një zyrtar policor ka humbur jetën.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka thënë për KOHËN se vdekja e viktimës është konfirmuar në vendin e ngjarjes, ndërsa dyshohet se ka ndodhur para aksidentit të komunikacionit, si pasojë e një sulmi në zemër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit. Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit”, ka njoftuar Pllana.