Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Pejë, vdes një person e lëndohen tre të tjerë

Një person ka vdekur e tre të tjerë janë lënduar të hënën, në një aksident trafiku në fshatin Novosellë të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha për KOHËN se për aksidentin është njoftuar në orën 07:45.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Policia e Kosovës është njoftuar për aksidentin në orën 07:45. Në fshatin Novosellë të Pejës, dy vetura janë përfshirë në aksident. Tre persona janë dërguar për trajtim në Prishtinë, ndërsa njëri është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes. Në aksident është i përfshirë edhe një zyrtare policore”, deklaroi Gashi.

Policia po kryen hetimet mbi rastin.