Një 65-vjeçar në Mitrovicë është aksidentuar për vdekje të hënën në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
Policia e Kosovës njoftoi KOHËN se viktima ishte në biçikletë kur u godit nga vetura rreth orës 18:35.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjësitet policore janë në vendin e ngjarjes po merren me hetimin e aksidentit.
“Sonte, rreth orës 18:35, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Mitrovicë është shkaktuar aksident trafiku me pasojë fataliteti, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biciklist ku si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendngjarje ka humbur jetën biçiklisti, viktima mashkull /kosovar i moshës 65 vjeçare. Njësitë përkatëse policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë.