Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Llapushnik, lëndohet një person

Aksident - foto ilustrim - policia e kosovës

Foto: Ilustrim

Dy vetura janë përfshirë në një aksident trafiku të enjten në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, gjegjësisht në fshatin Llapushnik.

Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur në orën 13:30. Ndihmë mjekësore i është ofruar një personi, derisa njësia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Autoritetet policore po merren me procedurat e rastit.

“Në ora 13:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fsh. Llapushnik). Njësia e trafikut nga vend-ngjarja njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit një personi i është ofruar ndihmë mjekësore. Policia është marrë me procedurat e rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë.