Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së dielës, ku janë përfshirë tri automjete, e në mesin e tyre një autobus.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Sot në mëngjes, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë tri automjete (në mesin e tyre një autobus). Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse e policisë është marrë me rastin”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.